Këto janë qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar në vitin 2022
Qytetet më të shtrenjta në botë për këtë vit janë vlerësuar Nju Jork dhe Singapori, të ndjekur nga Tel Aviv.
Kishte katër qytete evropiane në top 10-she – Zyrihu, Parisi, Kopenhagen dhe Gjeneva.
Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën, kostoja mesatare e jetesës është rritur me 8.1% në vitin 2022, për shkak të luftës ruse në Ukrainë dhe efekteve të vazhdueshme të pandemisë.
Ja vendet që u renditën në top 10:
1. Nju Jork dhe Singapori (barazim)
3. Tel Aviv, Izrael
4. Hong Kong dhe Los Angeles (barazim)
6. Zyrih, Zvicër
7. Gjenevë, Zvicër
8. San Francisko, Kaliforni
9. Paris, Francë
10. Kopenhagë, Danimarkë