Kevin Macdonald sjell dokumentarin që bashkon njerëzit nga e gjithë bota
Filmi i ri i regjisorit britanik i vlerësuar me Oskar, Kevin Macdonald, “Jeta në një ditë 2020”, bashkon video personale nga e gjithë bota të xhiruara në të njëjtën ditë, 25 korrik.
“Në një vit kur askush në të vërtetë nuk ka qenë i paprekur nga covid dhe pasojat e tij, ky film mund të duket sentimental, por në të vërtetë nuk është. Kur të shihni dokumentarin do të përforconi ngjashmërinë e madhe midis njërëzve në të gjithë botën”, tha regjisori Macdonald.
Filmin dokumentar rrëfen historitë e njerëzve në të gjithë globin, të shtunën e 25 korrikut të një viti të vështirë dhe sfidues, siç ishte 2020. Ai është vlerësuar si një film nxitës për dashurinë, vdekjen, ndarjen dhe shpresën përtej gjeografisë dhe rrethanave, duke eksploruar çfarë na lidh ne si njerëz.
Filmi ka premierën e tij botërore në Festivalin e Filmit Sundance këtë javë dhe vjen 10 vjet pas dokumentarit të drejtuar me të njëjtën temë nga Macdonald. Ai e krahason filmin e ri me serinë e gjatë filmike “Up” të Michael Apted, e cila ka dokumentuar jetën e 14 britanikëve nga fëmijëria çdo shtatë vjet, duke filluar me “Seven Up!” në 1964.