Kevin Smith humb peshë pas sulmit në zemër

Komediani Kevin Smith pësoi një sulm në zemër një muaj më parë, dhe ai tani ka bërë një përditësim për fansat e tij.

Aktori tregoi se ka humbur shumë peshë për shkak të largimit nga disa ushqime si detyrim pas asaj që i ndodhi.

“11 kilogramë më pak. Mjeku më tha të humbja 22 kilogramë dhe tani jam shumë afër. Ky sulm në zemër ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë për shëndetin tim”, shkroi Kevin në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të shkurtit, aktori u shtrua në spital pasi zbuloi se kishte 100% bllokim në arterie të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?