Khloe e tepron me photoshop, rastet kur u kap ”mat” (FOTO)

Është familja më e njohur në botë dhe ka influencë për fushën e së bukurës. Khloe Kardashian duket se ëshë “kapur mat” në një tjetër editim. Teksa reklamonte truporen që ka veshur, ndjekësit vunë re fytyra e saj dukej ndryshe në momente të ndryshme të videos.

Edhe një javë më parë, ylli i reality show-t dështoi përsëri me photoshop-in dhe kjo u vu re pas qarkullimit të fotove origjinale në internet. Sidoqoftë, këto nuk janë rastet e para (dhe me siguri as të fundit) që Khloe i editon foton më shumë seç duhet dhe për më tepër, nuk i editon dhe aq mirë.

Sqarim: Adobe Photoshop është një program kompjuterik që lejon manipulimin e fotografive. Sidoqoftë, qindra aplikacione të tjera që kanë të njëjtin funksion ose funksion të ngjashëm, kanë marrë këtë emër: “photoshop”, si një cilësim i përgjithshëm për gjithë editimet e ndryshme të fotove.

SHKARKO APP