Khloe Kardashian konfirmon shtatëzaninë

Khloe Kardashian më në fund ka konfirmuar shtatzëninë e saj me anë të një postimi në Instgram. Ylli i televizioneve publikoi një fotografi ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Tristan Thompson mbajnë duart rreth barkut të rrumbullakosur. 33-vjeçarja shkruajti se kjo është ëndrra e saj më e madhe. “Realizova ëndrrën time më të madhe. Ne jemi duke u bërë më fëmijë. Kam kohë që e pres, por Zoti ka një plan për të gjithë ne. Ai e dinte se çfarë po bënte. Unë thjesht duhej të besoj tek Ai dhe të jem e durueshme”. Khloe dhe 26-vjeçari kanë më shumë se 1 vit së bashku. Tristan është bërë baba dhe ka një fëmijë me ish të dashurën, Jordan Craig. Khloe e falenderoi që e bëri nënë: “Faleminderit që më trajtove si një mbretëreshë! Faleminderit që më bën të ndihem mirë në të gjitha fazat! Tristan, mbi të gjitha, faleminderit që më ke bërë Nënë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?