Khloe Kardashian thyen heshtjen mbi skandalin e tradhtisë

Pavarësisht skandalit të tradhtisë nga i dashuri i saj, Tristan Thompson, Khloe Kardashian ka vendosur që të mos i japë fund marrëdhënies së tyre. Pak muaj më parë u publikuan disa video ku Thompson tradhtonte yllin e televizioneve, ndërsa ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Por vetëm të hënën, Khloe ka reaguar dhe ka dhënë një pasqyrë reale të marrëdhënies së saj me lojtarin e basketbollit. Ajo reagoi në Twitter, pasi një fanse e quajti hipokrite pas vendimit të Khloe për të qëndruar me Tristan, pavarësisht se ai e tradhtoi. 33-vjeçarja u përgjigj, duke thënë se qëndrimi ndaj Thompson nuk ka qenë një vendim i lehtë. “Nuk është ashtu. Ti nuk e di se çfarë po ndodh në familjen tonë dhe se sa e vështirë është të rindërtosh marrëdhënien. Unë jam krenare. Megjithatë vlerësoj mendimin tënd”, shkruan Khloe. Vetëm pak ditë përpara se ylli i klanit Kardashian të sillte në jetë vajzën e tyre True, u shfaq video ku Tristan po tradhtonte Khloe në New York në muajin prill dhe një tjetër video në Washington D.C. tetorin e vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?