Khloe Kardashian tregon përse fshehu shtatzëninë

Khloe Kardashian mbajti të fshehur shtatzëninë e saj për 5 muaj për një arsye tepër të vecantë. Për javë me rradhë, ajo refuzoi të konfirmonte se ishte në pritje të një fëmije, edhe pse ndjekësit e vunë re barkun e rrumbullaksour.

34-vjecarja zbuloi se po priste që motra e saj e vogël Kylie, e cila ishte 3 muaj më shumë shtatzënë ta bënte publike dhe të shkëlqente në publik. Por Kylie konfirmoi se u bë nënë vetëm pasi Stormi erdhi në jetë.

Në sezonin e ri të KUWTK, Khloe tha: “Isha shumë në ankth që të tregoja shtatzëninë time, por Kylie ishte 3 muaj para meje dhe doja t’ia lija asaj gjithë vëmendjen. Por Kylie nuk po merrte vendim”. Kështu në mes hyri Kim, e cila kontaktoi me të voglën e familjes për të zbuluar planet që kishte. Pasi folën, Kylie i tha që dëshironte ta mbante private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu Khloe arriti të tregonte se po priste vogëlushen e saj kur ishte 5 muajshe shtatzënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?