Kiara, Efit: E di që nuk të rr*het fare për mua…

Dhe pse arritën që të pajtoheshin rreth dy javë më parë, duket se miqësia mes Efit dhe Kiarës tashmë ka marrë fund përfundimisht. Pas përfundimit të spektsklit të djeshëm, vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën në tualet.

Shkak u bë konflikti i Luizit me Efin, ku moderatorja mendon se ajo i ‘plas’ të gjithë inatin që ka me këngëtarin edhe pse vajzat kanë qenë mikesha para se ish-konkurrentja e “Për’puthen” të miqësohej me Luizin.

Pas debatit, Kiara e cila u pa në gjendje të rënduar emocionale, ka shpërthyer në Lot ndërsa Luizi i shkoi pranë për ta qetësuar.

Pjesë nga debati:

Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara

Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua

Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes

Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë.

Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë

Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.

Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën

Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy

SHKARKO APP