Kiara ia shpreh mërzinë Luizit: Jam mësuar me ty, do kem një boshllëk nëse largohem

Kiara dhe Luizi prej javësh po e shijojnë një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Dyshja që kur organizuan një ‘dasmë’ brenda BBVA ku edhe shkëmbyen puthjen e parë janë pothuajse të pandashëm.

Mirëpo, këtë javë Kiara dhe Luizi janë të nominuar bashkë me banorin e ri, Bledi Manen dhe çifti po ndjehen të rrezikuar. Ata këto ditë kanë dhënë mendimin e tyre se si do të rrjedhin gjërat dhe kanë shprehur shqetësimin që Kiara mund të jetë e eliminuara.

Këtë së fundmi e bëri edhe moderatorja e cila i tha këngëtarit se është mësuar me prezencën e tij dhe nëse del do të ndihet bosh pa të pasi është mësuar që të jetë afër tij që prej dy muajsh.

Ndërkohë, vendimi se kush do të largohet do të dihet të martën 21 shkurt gjatë mbrëmjes së spektaklit të radhës. Deri tani nga sondazhet qe po behen ne rrjetet sociale eshte Bledi qe ka me pak vota.

SHKARKO APP