Kim del me stil të çuditshëm në New York, përpara “Met Gala 2021”
Kim Kardashian i ka lënë të gjithë të befasuar të shtunën, kur u shfaq në një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga gjatë arritjes në New York përpara evenimentit të “Met Gala”.
Kardashian u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta.
Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk shihej fare për shkak të një maske që mbante e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.