Kim dhe Kate janë fiksuar me këtë çantë klasike (FOTO)
Kim Kardashian dhe Kate Middleton përmenden në të njëjtin artikull për zgjedhje mode. Të dy emrat në fjalë janë mjeshtre të stilit të tyre dhe edhe pse s’kanë pika të përbashkëta me njëra-tjetrën, kjo çantë bën përjashtim. Bëhet fjalë për një çantë Dolce & Gabbana Sicily. Ka vite që ka dalë në treg dhe vjen në ngjyra, madhësi dhe versione të ndryshme. Thuajse çdo njeri i rëndësishëm në shoëbiz ka një çantë të tillë. Fakt. Kim Kardashian zgjodhi një model të vogël të Dolce Gabbana Sicily për Beautycon. Ishte aksesori perfekt për fustanin e saj vintage Dolce & Gabbana, veshur mbi streçe çiklistësh.

Të njëjtën ditë, Kate Middleton zgjodhi në look vezullues me një fustan po Dolce & Gabbana, por me një version bezhë të çantës Sicily.

Modeli klasik është pakëz i shtrenjtë, sigurisht. Çmimet nisin nga $750 për versionet e vogla dhe mund të kapin vlerën $4,000, në varësi të zbukurimeve. Kim dhe Kate sapo vërtetuan sa i fuqishëm mund të jetë në realitet një aksesor, kështu që quajeni investim.
KOHA JONË SONDAZH

