Kim-it nuk i mbërthehej fustani i Marilyn Monroe, plasin komentet në rrjet (FOTO)

Jehona e Kim Kardashian në eventin ”Met Gala”, tani ka marrë një tjetër kthesë. Kim veshi fustanin ikonik të Marilyn Monroe kur i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” ish-presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.

Pasi u kritikua për faktin që u shpreh se humbi 7 kilogramë që t’i bënte fustani, Kim po komentohet ashpër së fundmi për faktin se edhe pse ishte e pamundur që zinxhiri të mbyllej, ajo sërish e veshi atë.

Zinxhiri nuk mbyllet në pjesën e pasme, por Kim dëgjohet të thotë se mund ta rregullojnë që të duket sikur i bën. Kjo është arsyeja pse ajo mbante një pellush që i mbulonte të pasmet dhe që nuk e hoqi.

Disa nga komentet në rrjete sociale janë: “Jo vetëm që është mungesë respekti, por edhe dëmtim i veshjes”. “Kim Kardashian me të vërtetë u tha të gjithëve që mbajti dietë për t’i bërë fustani dhe rezulton se ata nuk mund ta mbyllnin zinxhirin te të pasmet”. “Ajo rrezikoi të dëmtonte një fustan historik për egon e saj. Mungesë respekti”.

SHKARKO APP