Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen prindër për herë të tretë

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë. Prindërit e dy fëmijëve, North, 4-vjeçare, dhe Saint, 1-vjeçar – tani janë gëzuar edhe me një vajzë, e cila është lindur nga një nënë zëvendësuese mëngjesin e sotëm.

Pak javë më parë, u mësua se, pas problemeve që Kim pati me shtatzënitë e para, do të ishte një nënë zëvendësuese ajo që do ta ndihmonte çiftin e famshëm të zgjeronte familjen.

Konfirmimi i shtatzënisë u lajmërua edhe në show-n e saj, Keeping Up With The Kardashians.

Në shtator të vitit të kaluar, një lajm në TMZ raportoi se nëna zëvendësuese që ka zgjedhur çifti i famshëm për fëmijën e tyre të tretë, është një afrikano-amerikane e martuar dhe me dy fëmijë të tjerë.

Identiteti i nënës zëvendësuese të çiftit të famshëm është mbajtur i fshehtë, por sipas raportimeve pranë çiftit, nëna e re do të kujdeset për fëmijën nën mbikëqyrjen e Kim dhe Kanye.

SHKARKO APP