Kim Kardashian flet për infektimin e Kanye West me Covid-19: Ishte e frikshme
Kim Kardashian ka folur së fundmi për infektimin e bashkëshortit të saj, Kanye West me Covid-19, teksa e cilësoi si një eksperiencë të frikshme. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” foli për betejën e West me virusin gjatë një interviste me revistën “Grazia”, duke thënë se partneri i saj u infektua gjatë një kohe “kur askush nuk dinte me të vërtetë se çfarë po ndodhte”.
“Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur.Unë kisha katër fëmijët e mi dhe askënd tjetër në shtëpi për të ndihmuar,” kujton Kardashian. “Duhej të shkoja të ndryshoja çarçafët e tij dhe ta ndihmoja të ngrihej nga shtrati kur nuk ndihej mirë. Ishte një sfidë sepse ishte shumë e panjohur.” rrëfeu 39-vjeçarja.
Më parë, gjatë një interviste për revistën Forbes, reperi deklaroi se ishte infektuar me virus në Shkurt. “Kisha të dridhura, shikoja video për të mësuar se çfarë duhej të bëja për ta kaluar atë. Mbaj mend që dikush më kishte thënë se Drake kishte koronavirus dhe përgjigja ime ishte ai nuk mund të jetë më sëmurë se unë!“, u shpreh reperi. /abcnews.al