Kim Kardashian sërish bionde, lumë kritikash ndaj saj: Nuk do të jesh kurrë Marilyn Monroe
Ylli i Kardashians, Kim Kardashian ka ndryshuar sërish flokët, duke zgjedhur sërish të pozojë para kamerës si bionde. Në fotot që ka postuar përmes Instagramit të mërkurën, 43-vjeçarja kujton stilin tipik të flokëve të Marilyn Monroe.
Megjithatë, shumë prej ndjekësve të saj nuk e pëlqyen ndryshimin që ajo bëri. Ndonëse kanë qenë me mijëra komente që e përçmojnë, nuk kanë munguar ata që kanë shkruar se “nuk do të jesh kurrë Marilyn” dhe “paske vënë si paruket e gjyshes sime”.