Kirsten Dunst bëhet nënë për herë të parë

Aktorja 35-vjeçare, Kirsten Dunst dhe i dashuri i saj Jesse Plemons janë bërë prindër.

Një burim ka zbuluar se aktorja ka lindur në një klinikë private dhe ka sjellë në botë një djalë.

“Lindja kaloi shkëlqyeshëm dhe Kirsten e Jesse janë të lumtur”, tha burimi për People, transmeton ksp. Aktorja e Hollywoodiane ende nuk është prononcuar për media për lindjen e djalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ajo për një kohë të gjatë është fshehur nga mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kirsten dhe Jesse janë së bashku që dy vjet dhe ishin njohur gjatë xhirimit të serisë kriminalistike Fargo, në të cilën aktronin çiftin e martuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?