Kitara e legjendës Kurt Cobain shitet për çmimin marramendës
Një biznesmen australian është tashmë pronari i kitarës më të shtrenjtë në botë, pasi ka paguar 6 milion dollarë për kitarën akustike që mbante Kurt Cobain gjatë interpretimit ikonik të Nirvana në “MTV Unplugged” në vitin 1993.
Kitara me të cilën Kobain performoi në shfaqjen MTV Unplugged, vetëm pesë muaj para vdekjes së tij, pati një vlerësim fillestar prej 1 milion dollarësh, por që arriti çmimin rekord nga Peter Freedman, i cili është pronari i ri i “Martin D-18E”.
Drejtori ekzekutiv i shtëpisë së ankandit “Julien’s Auctions”, tha: “Kjo kitarë është e rëndësishme në historinë rock & roll si instrument i luajtur nga një prej muzikantëve dhe ikonave më me ndikim të rock, në një nga shfaqjet më të paharrueshme të të gjitha kohërave ”.
/abcnews.al