Kivanç përfundon sërish në probleme, veprimi i tij i fundit ka ndezur pakënaqësi në të gjithë Turqinë

Ai është një ndër aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, këtë e tregojnë jo vetëm fitimet marramendëse që e kanë renditur në një prej aktorëve më të paguar të të gjitha kohërave, por edhe pjesëmarrja si aktor kryesor në shumë telenovela dhe seriale. I bërë i njohur në vendin tonë në rolet e Mehmetit, Halilit, Behlulit, Kuzeyt, Kurtit dhe Xhesurit, Kivanç Tatl?tu? ka arritur të shenjojë emrin e tij me gërma të arta që në një moshë fare të re dhe të shndërrohet në idhullin e shumë fansave.

Por, janë këta të fundit që kanë mbetur të pakënaqur nga veprimi i tij i fundit dhe nuk kanë nguaruar aspak të sulmojnë aktorin e njohur. Ndërkohë që të gjithë tuqit kanë përkujtuar me 10 nëntor 79-vjetorin e vdekjes së themeluesit të Republikës turke, Mustafa Kemal Atatürk, aktori i njohur e harroi këtë ditë duke zemëruar në këtë mënyrë fansat. Por, disa ditë më vonë ai ka korrigjuar ”gabimin” e tij dhe ka bërë një postim për Atatürk, duke e “Pasha me shikim shqiponje” sërish është përballur me komentet aspak pozitive dhe fyese të ndjekësve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?