Kjo është bukuroshja shqiptare që do ta përfaqëson Gjermaninë në Miss Universe
Ajo është zgjedhur mbrëmë Miss Earth në Gjermani një garë që e bën atë që të konkurrojë direkt për kurorën e Miss Universe që këtë vit mbahet në Filipine. Arta ka thënë për Express se të dielën e ardhshme do të niset për të hyrë në garë për me të bukurën e Univerisit.
“Po, do të udhëtoj për Filipine të dielën e ardhshme për të marrë pjesë në garën e Miss Universe”, ka thënë ajo për Express. Megjithatë, Arta thotë se në realitet garat e bukurisë nuk janë sfera me të cilat ajo dëshiron të merret por kësaj radhe vendosi që të merr pjesë në Miss Earth.
“Garat e bukurisë nuk janë një fushë e imja. Por, Miss Earth është më shumë se një titull bukurie. Sepse është përkushtimi i jonë për ambientin. Kjo është arsyeja pse mora pjesë në këtë garë”, thotë Arta. Një arsye tjetër pse ajo do të merr pjesë në këtë garë është se edhe dëshira për t’i ndihmuar njerëzit.
“Nëse mund ta përdorni bukurinë tuaj për të ndihmuar njerëzit dhe njerëzit e tjerë nga ndihma të ndihën mirë, pse jo. Është më tepër një angazhim dhe mbështetje për të tjerët dhe nuk ka të bëj vetëm me bukuri”.