Kjo është shuma marramendëse sa fiton për një ditë Kimi nga parfumi i saj
Kim Kardashian ka fituar 10 milionë dollarë për vetëm një ditë pasi nxorri në shitje parfumin rreth botës.
Sot në mëngjes “aroma” e Kim Kardashian goditi botën, e klientët kishin mundësi që të zgjidhnin mes 3 aromave të ndryshme, Crystal Gardenia, Crystal Gardenia Oud, dhe Crystal Gardenia Citrus.
Vetëm 300 mijë shishe janë prodhuar, dhe pritet që të gjitha të shiten deri të enjtën mbrëma. Shitje me vlerë prej 10 milionë dollarësh nuk ndodhi si aksident, Kim kishte një kampanjë në mediat sociale që i ka impresionuar shumë njerëz.
Vetëm brenda orës së parë të daljes në shitje, ishin bërë 1 milionë dollarë vlerë në shitje. Kur të shiten të gjitha shishet, ajo do të ketë fituar 14 milionë dollarë, në vetëm një ditë e gjysmë.