Kjo këngë shqiptare sapo theu rekord

Nëse prisni që ky të jetë një shkrim për “Të ka lali shpirt”, e keni gabim. Mund të jetë kënga shqiptare me më shumë shikime në YouTube, por iu desh goxha kohë të vinte këtu.

Po flasim për “Skifterja e zemrës” nga Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni. Në vetëm dy muaj, kënga mblodhi më shumë se 22 milion klikime. Gjë që s’është e habitshme, kur mendon për gjithë videot që fansat u dërgojnë këngëtarëve duke performuar melodinë.

Në krahasim me “Të ka lali shpirt” që është kërkuar vazhdimisht përgjatë këtyre katër viteve, me hopet dhe rëniet e veta, “Skifterja zemrës” pati një hov mes shtatori dhe mbetet ende lart në kërkime.

“Hatixhe”  e Capital T ishte një tjetër sukses i kësaj vere dhe ka 28 milion klikime, grumbulluar për pesë muaj.

https://trends.google.com/trends/explore?date=today%2012-m,today%2012-m,today%2012-m&geo=AL,AL,AL&q=skifterja%20zemres,te%20ka%20lali%20shpirt,hatixhe

 

SHKARKO APP