Kjo modele i jep një mësim Victoria Beckham, s’është si gjithë të tjerat

Kur Victoria Beckham lançoi listën me 52 modelet që do të marrin pjesë në sfilatën e modës, e cila pritet të mbahet në fund të këtij vitit, ajo që u vu re ishte mungesa e modeleve “plus size”.

Pikërisht për këtë arsye, bukuroshja, Tabria Majors ka ndërrmarë një “mision”: t’i tregojë Victorias dhe stilistëve të tjerë që e kanë shumë gabim.

Ajo ka riprodhuar fotot e modeleve të Victoria’s Secret, për të treguar se të brendshmet e linjës së saj duken po aq bukur në një trup si ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndoshta unë do të jem modele e Victoria’s Secret vetëm për Halloween, pasi kjo nuk ka gjasa që të ndodh në realitet. Unë kam ripordhuar disa foto me veshjet e preferuara nga linja VS për të treguar që që edhe vajzat me masën time, mund të “shesin” të brendshme po aq sa modelet e tjera”, është shprehur ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa shohim fotot, me të drejtë na vjen ndërmed: VS duhet të rishikojë edhe një herë vendimin që modelet e saj duhet të jenë masa zero. Të brendshmet, duken po aq të bukura të veshura nga Tabria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?