Klaudia Pepa shpërthen ndaj komentuesve, flet edhe për Albin

Edhe pse ka kaluar kohë prej ndarrjes së tyre, sërish fansat vazhdojnë të sulmojnë balerinën Klaudia pepa në çdo postim të saj. Klaudia Pepa dhe Albi Nako prej më shumë se një viti i kanë dhënë fund martesës së tyre, por më të shqetëuar vazhdojnë të jenë ndjekësit e rrjeteve sociale pasi ata të dy e kanë kaluar situatën me mjaft sportivitet.

Ditën e sotme Klaudia postoi në Instagram një foto ku shfaqej plot stil e veshur me një xhaketë të verdhë teksa shkruante: “E dashuroj këtë ngjyrë”, shoqëruar me një emoji banane.

“Dashuro Albi Nakon që t’boni njeri jo bananen”, i komentonte një fans balerinës e cila nuk ja përtoi  përgjigjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po si nuk ju vjen turp që flisni kështu? Njeri më ka bërë familje ime në radhë të pare pastaj Albi ka pjesën e vet me profesion. Mëso te shkruash me logjikë”, i shkruajti Klaudia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pasi komenti u bë lajm komentuesi dhe Kluadia fshinë reagimin.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?