Klaudia publikon një video dhe njerëzit s’lënë fjalë pa i thënë

Klaudia Pepa publikoi një video në llogarinë e saj të Instagram-it dhe shumica e komentuesëve nuk vonoi ta kryqëzonte. Në video balerina shfaqet e veshur vetëm me të brendshme, teksa kërcen me lëvizje provokuese mbi një biçikletë.

Lëvizjet shumë sensuale dhe provokuese u janë dukur më shumë se skandaloze ndjekësve të saj, të cilët kanë shpërthyer deri në komente ofenduese.

Ndonëse i gjithë kërcimi është me lëvizje sensuale dhe shumë të ndjera, Klaudia ka zgjedhur të publikojë pjesën më kulmore të videos.

Duket se balerina nuk e ka menduar gjatë mllefin dhe impaktin që do të shkaktonte kërcimi i saj tek njerëzit dhe kështu është detyruar t’i fshijë komentet dhe të bllokojë aksesin për të komentuar tek videoja.

https://www.instagram.com/p/Bd4wUVAF39B/?taken-by=klaudiapepa

SHKARKO APP