Klosi tha muzika përhap virusin, Mariza Ikonomi: Muzika shëron, asgjë të keqe nuk sjell

“Valët e muzikës përhapin Covid-19”, kjo ishte deklarata e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi pak ditë më parë, lidhur me ndalimin e muzikës në jetën e natës dhe jo vetëm.

Lidhur me këtë deklaratë është pyetur ditën e sotme nga gazetari Ronaldo Sharka, këngëtarja Mariza Ikonomi në RTV Ora, emisioni “Kafsho”.

Mariza tha se absolutisht muzika shëron, dhe muzika nuk është ajo që vret.

Duke qenë se muzika live është kthyer në punë për të tashmë, edhe Mariza si këngëtarët e tjerë është dëmtuar:“Patjetër që muzika nuk vret. Jemi shumë të vetdijshëm ndaj situatës në të cilën ndodhemi, por të gjehet një zgjidhje, por patjetër që distanca duhet. Nuk është thelbi muzika. Muzika është ajo që shëron, muzika i tregon fytyrën një vendi. Muzika të jep vetëm benefite, asgjë të keqe nuk sjell”– u shpreh Mariza Ikonomi në RTV Ora,

SHKARKO APP