Kobe Bryant futet zyrtarisht në Sallën e Famës të Basketbollit
Kobe Bryant ka hyrë zyrtarisht në Sallën e Famës të Basketbollit Naismith Memorial si pjesë e Klasit të vitit 2020 të shtunën në mbrëmje. “Do të doja që burri im të ishte këtu për të pranuar këtë çmim të pabesueshëm”, tha gruaja e Bryant, Vanessa Bryant, në ceremoni, ndërsa asaj iu bashkua në skenë legjenda e basketbollit Michael Jordan.
“Ai dhe Gigi meritonin të ishin këtu për të dëshmuar këtë. Gigi do të ishte kaq krenare për të parë babanë e saj të regjistruar në Sallën e Famës të Basketbollit”.
Legjenda e NBA u zgjodh pas vdekjes në “Hall of Fame” prill e kaluar, vetëm disa muaj pasi Bryant, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë u vranë gjatë përplasjes së helikopterit. “Nuk do të ketë kurrë si Kobe,” tha Vanessa Bryant. “Kobe ishte i veçantë, ishte i përulur jashtë fushës, por më i madh se jeta”.