Koha e çmuar mes babait dhe djalit, ja si argëtohet Pierce Brosnan dhe i biri Dylan

Daljet e aktorit të famshëm në media janë të rralla tani që ai është një veteran në profesion. Ditën e kaluar pas një kohë të gjatë Pierce Brosnan është fotografuar duke bërë shopping me djalin e tij Dylan.

64-vjeçari dukej në formë të shkëqyer teksa po provonte një palë këpucë “Saint Laurent” ndërkohë që genet e tij perfekte ja ka kaluar edhe djaloshit 20-vjeçar i cili punon si model për “Burberry”.

Ata kanë kaluar orë të tëra duke vizituar dyqane të ndryshme të një qendre tregtare dhe kanë shijuar çdo moment nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ylli i “Agent 077, James Bond” dhe djali i tij kanë zhvilluar një marrdhënie shumë të ngushtë që në momentin kur mbesa e aktorit u nda nga jeta duke lënë një boshllëk shumë të madh tek ai./topalbaniaradio

SHKARKO APP