“Kolegu më shprehu dashurinë”, moderatorja flet hapur dhe tregon si reagoi

Fjoralba Ponari është shumë aktive në rrjetin social Instagram në këto ditë izolimi. Ajo ka qëndruar në kontakt me ndjekësit dhe përveçse është futur herë pas here në video live, ka zhvilluar gjithashtu “mini-intervista” në InstaStory.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me fansat një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.

Për më tepër, personi në fjalë kishte familje, ndaj Fjoralba “i ka treguar vendin” me përgjigjen e saj.

“Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje”,– e pyet dikush.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit”, – është përgjigjur moderatorja.

SHKARKO APP