Koleksioni i Sex Pistols digjet si shenjë proteste ndaj muzikës komerciale

Djali i menaxherit të grupit Sex Pistols, Malcolm McLaren dhe dizenjatores Vivienne Westwood, i vuri zjarrin relikeve punk që vlenin miliona paundë britanikë, si një protestë kundër përvetësimit të skenës muzikore nga rryma e përgjithshme.

Joe Corre i vuri zjarrin sendeve dhe veshjeve të Sex Pistols në një varkë në lumin Tamiz, për të përkujtuar 40-vjetorin e hedhjes në treg të këngës debutuese të grupit “Anarchy in the UK”.

“Mirëseerdhët në aktin final të festës së krijimit të Punk London. 40 vjet anarki në Mbretërinë e Bashkuar. 40 vjet marrje asetesh dhe shitje.”

“Mirëseerdhët në mashtrimin e madh të punk rock-ut.” Britania ka organizuar një seri eventesh për të festuar 40-vjetorin e punk-ut, nën sloganin “Punk.London” – një festim zyrtar që ka zemëruar shumë veteranë të shpërthimit anti-krijimeve muzikore dhe kulturore.

“Punk-u kurrë nuk ka patur qëllim të jetë nostalgjik. Nuk mund të mësosh të bëhesh i tillë në një ëorshop të një muzeu londinez. Punk është bërë veçse një mjet marketingu për të shitur diçka për të cilën nuk ke nevojë. Iluzioni i një zëri alternativ. Konformitet në një tjetër uniformë,” u shpreh Corre, para se t’i vinte flakën relikeve, të cilat mendohet se vlejnë nga 6.24 deri në 12.5 milionë dollarë. Corre kishte veshur shëmbëlltyra të politikanëve britanikë me veshje të Sex Pistols, duke përfshirë edhe pantallonat e këngëtarit Johnny Rotten dhe sende të dizenjuara nga mamaja e tij. Një nga një, ai i vendosi zjarr shëmbëlltyrave të ish-kryeministrave Tony Blair dhe David Cameron, kryeministres aktuale Theresa May dhe sekretarit të jashtëm Boris Johnson, teksa fishekzjarre shpërthyen nga këto shëmbëlltyra.

Ky marifet ishte ndoshta një përshëndetje për koncertin e famshëm në varkë të Sex Pistols, në 1977, për të koinçiduar me përvjetorin e Queen Silver. McLaren dhe të tjerë u arrestuan, por nuk pati të tjera telashe. Pas djegies, që solli disa zjarrfikëse në vendngjarje për të shuar zjarrin, Vivienne Ëestëood, dama e madhe e modës në Britani, e cila luajti një rol kyç në skenën punk të viteve ’70, ju drejtua turmës me një mesazh të qartë kundër elitës politike dhe korporatave.

“1 milionë anti-njerëz kontrollojnë 7 miliardë. E dini cilët janë këta 1 milionë? Janë bankat, korporatat dhe politikanët të cilët i shërbejnë.”

“Mund ta imagjinoni, kur gjysma e vendit është në energjinë e gjelbër, sistemi i kalbur financiar që administrohet nga qeveria jonë nuk do të ishte i aftë të bënte atë që bën, do të ishte tërësisht i dëmtuar, nuk do të funksiononte.”

“Nuk dija çfarë të thoja më parë. Që prej punk-ut. Nuk kishim një strategji dhe prandaj nuk rezultuam në asgjë. Është kaq e lehtë. Le të qeshim të gjithë dhe të qëndrojmë gjallë. Mirupafshim.”

“Nëse nuk fillojnë të lëvizin në mënyrën që quhet të lëvizin, sipas dakordësisë nga komunitetet shkencore ndërkombëtare, nëse nuk e bëjnë këtë, ne duhet t’i nxjerrim ata jashtë. Dhe duhet të fusim brenda njerëz që do të fillojnë ta bëjnë, sepse ata nuk po ju përfaqësojnë juve apo të ardhmen tuaj. Punk Rock është një shfaqje e vogël, nuk do të ndihmojë.” Koleksioni punk i Corre përfshin disa demo të rralla të Sex Pistols. Djegia dhe shkatërrimi i tij do të vijojë edhe për javët në vazhdim.

Kjo shkaktoi zemërim dhe kritikë nga shumë fansa. Edhe këngëtari i Sex Pistols, Johnny Rotten që sot njihet me emrin John Lydon, tha për mediat britanike se Corre duhet ta shesë koleksionin e tij dhe t’i dhurojë fondet për bamirësi. Nga ana tjetër, Corre u shpreh se do të mbante disa sende me vlerë shpirtërore, duke përfshirë edhe veshje për të cilat ai kishte ndihmuar mamanë e tij t’i qepte.

6524636

via GIPHY

SHKARKO APP