Koncert për kurorëzimin e Mbretit Charles III, do të performojnë artistë me famë botërore
Këngëtarët me famë botërore do performojnë në Kështjellën Windsor, për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Charles III. Koncerti do të transmetohet në BBC në 7 Maj, ku do marrin pjesë ikona të muzikës.
Kori i koncerteve do zgjidhet nga koret amatore, duke përfshirë nga shërbimi kombëtar shëndetësor, refugjatët, grupet LGBTQ+ dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, duke reflektuar synimin për ta bërë këtë një kurorëzim më gjithëpërfshirës.
Kurorëzimi i Mbretit Charles III do të bëhet në datën 6 Maj sipas protokollove mbretërore ndërsa koncerti do shtrihet edhe në disa qytete. Në krahasim me vitet e kaluara për shkak të pandemisë do të mbahen festime edhe në rrugë.
Mbetet e pasigurt nëse Duka dhe Dukesha e Sussex do të jenë pjesë e ceremonisë për shkak të publikimit të librit nga Princ Harry ku u zbuluar një sërë të pa thënash për familjen mbretërore. Kortezhi i kurorëzimit pritet të jetë më modest. Në vitin 1953, kishte 16,000 pjesëmarrës në një ceremoni që mori 45 minuta.
Vëmendje do t’i kushtohet kostos së kurorëzimit të financuar nga shteti. Sipas Bibliotekës së Shtëpisë së Komunave, kurorëzimi në vitin 1953 të Mbretëreshës Elizabeth II kushtoi 18.8 milion £.