Konfirmohet, trupi i vdekur është i këngëtarit të famshëm

Trupi i gjetur në një port në brigjet e Firth of Forth është konfirmuar si trupi i këngëtarit të zhdukur Scott Hutchison. Trupi u gjet në Port Edgar rreth orës 20:30 të enjten. 36 vjeçari u zhduk në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Familja e tij tha se këngëtari kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe ishin të shkatërruar nga vdekja e tij. Hutchison kishte folur hapur për betejën e tij me depresionin gjatë viteve. Ndërsa vëllai i tij më i madh Neil tha se këngëtari kishte bërë përpjekje për të ndihmuar njerëz me probleme të ngjashme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?