Konfirmohet zyrtarisht banorja e parë e “Big Brother VIP”!
Arjola Demiri është zyrtarisht banorja e parë e konfirmuar në Big Brother Vip që nis sonte në Top Channel.
Aktorja nga Tropoja do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku do të qëndrojnë 14 vipa për 100 ditë.
Spektakli do të jetë sërish nën moderimin e Arbana Osmanit dhe çmimi i madh do të jetë 100 mijë euro për fituesin, i cili do zgjidhet me të njëjtën formulë votimi nga publiku.
Ndërsa opinionistët do të jenë dy. Së bashku ata do të ndajnë mendimet për sjelljet e personazheve në shtëpinë vip më të famshme në Shqipëri.