Konkurenti më i fortë në gjithë historinë e “Big Brother”, Balina tregon se kush është për të

Balina Bodinaku nuk është në panelin e opinionistëve këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip 2”, por kjo nuk do të thotë që nuk do të shprehë një mendim apo të analizojë konkurrentët. Me kërkesën e publikut, ajo ka ndarë opinionin e saj për Luizin.

Balina mendon se këngëtari është konkurrenti më i fortë, jo vetëm në këtë edicion, por ndoshta në të gjithë historinë e “Big Brother”.

“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta një ndër më të fortët që ka hyrë ndonjëherë në shtëpi, për arsyen e vetme sepse loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, i duruar dhe nuk merr asgjë personale”, tha Balina, duke analizuar lojën e konkurrentit.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme për të sesa qëllimi për të cilin ka hyrë brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket. Gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, (pra) nga Luizi që ne njohim jashtë. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për një lojtar: nuk i blihet mendja”, tha Balina. Për fare pak kohë, Luizi është kthyer në një fenomen.

SHKARKO APP