Korea e Jugut në zi, një prej yjeve të pop-it humb jetën papritmas
Anëtari i një prej bandave më të mëdha të pop-it në Korenë Jugore ka humbur jetën papritur. Jonghyun, emri i plotë i të cilit është Kim Jong-hyun ishte një prej 5 anëtarëve të “Shinee”, që kanë disa hite të mëdha në qytetin e tyre. Sipas medias “The Korean Herald”, thuhet se ai ishte 28 vjeç dhe u dërgua në spital, pasi u gjet pa ndjenja në apartamentin e tij në Seoul. Policia ka treguar se dyshohet për vetëvrasje. Shërbimet emergjente u njoftuan nga motra e këngëtarit, i cili pas pak minutash humbi jetën në spital. Ajo zbuloi këtë gjë, pasi mori disa mesazhe nga Jonghyun, i cili shkruante: “Kjo është lamtumira ime e fundit”.