Koronavirusi, Elvana Gjata u drejtohet shqiptarëve: A nuk ju dhimbsen…
Shumë artistë gjatë këtyre ditëve janë angazhuar nga shtëpia e tyre për të përcjellë mesazhët sensibilizuese drejtuar njerëzve, për të qëndruar në shtëpi.
Ata kanë publikuar video, por edhe foto sesi po i kalojnë ditët e karantinimit. Elvana Gjata ka qenë ndër ato artiste pak aktive këto ditë në rrjetet sociale, por duket se edhe ajo ka një mesazh për të gjithë.
Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj një foto ku shkruan: “Qëndroni në shtëpi”.
Drejtuar të gjithë shqiptarëve Elvana shkruan poshtë fotos: Ju përgjërohem të gjithë shqiptarëve! A nuk ju dhimbsen prindërit, gjyshërit tuaj?