Koronavirusi i merr jetën aktorit të njohur shqiptar, miqtë dedikime prekëse

Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti.

Mësohet se aktori ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, u shtrua në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk ia doli.

Gjatë karrierës së tij artistike, Ahmeti ka marrë pjesë në shfaqje të shumta teatrale, filma dhe seriale.

Luran Ahmeti ka qenë pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Ai po ashtu ka marrë pjesë në një sërë filmash dhe serialesh të njohura turke, si Kurtlar Vadisi – Pusu, Elveda Rumeli, Muhteşem Yüzyıl: Kösem, Son Yaz Balkanlar, Mutlu Ol Yeter dhe të tjera.

Ahmeti la pas vetes vajzën, bashkëshorten, një motër, prindërit dhe një karrierë të pasur artistike.

Edhe Teatri Kombetar ka reagar në rrjetet sociale duke shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen për këtë lajm.

“𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿, 𝗺𝗲 𝗱𝗵𝗶𝗺𝗯𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗱𝗵𝗲, 𝗻𝗷𝗼𝗳𝘁𝗼𝗻 𝗻𝗱𝗮𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗻𝗴𝗮 𝗷𝗲𝘁𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗸𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗶𝗸𝘂𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗲̈, 𝗟𝘂𝗿𝗮𝗻 𝗔𝗵𝗺𝗲𝘁𝗶. 𝗡𝗴𝘂𝘀𝗵𝗲̈𝗹𝗹𝗶𝗺𝗲𝘁 𝘁𝗼𝗻𝗮 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗻𝗾𝗲𝗿𝘁𝗮 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝗳𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗲𝗻, 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗳𝗲̈𝗿𝗺𝗶𝘁, 𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝗻 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸 𝗾𝗲̈ 𝗵𝘂𝗺𝗯𝗶 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗿𝗲𝗸𝘂𝗹𝗹𝘂𝗲𝘀𝗵𝗲̈𝗺. 𝗨 𝗽𝗿𝗲𝗵𝘀𝗵 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝗾𝗲, 𝗺𝗶𝗸 𝗶 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝗻𝗷𝘁𝗲̈❗”.

Ahmeti luajti edhe në serialin e njohur turk, “Sulltani i Madhërishëm”, në rolin e Husrev Pashait.

Ahmeti ka qenë protagonist edhe në serialin shqiptar, “O sa mirë”, në rolin e profesorit të historisë.

SHKARKO APP