Koronavirusi, ndërpriten xhirimet në Venezia të “Mission Impossible 7” me Tom Cruise
Xhirimet e filmit të fundit të serive ‘Missione Impossible’ me Tom Cruise janë ndërprerë në Itali për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, sipas asaj të raportojnë sot mediat amerikane. Mediat shkruajë se pjesa e shtatë e serive të Paramount Picture kishte në program për të bërë disa xhirime në Venezia për tre javë, por për shkak të shpërthimit të epidemisë, është shtyrë për momentin.
Deri tani numri i të vdekurve në Itali nga koronavirusi ka shkuar në 7 viktima dhe 232 të prekur. 173 raste dhe 6 viktima në Lombardi, 33 raste dhe një i vdekur në Veneto. 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe në Lazio, një në Alto Adige dhe një në Sicili. Gjithashtu një mjek italian ne Tenerife, ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës.