Kosova përballë pandemisë së COVID-19, Rita Ora nis fushatën për grumbullimin e ndihmave financiare

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora teksa është bërë pjesë e një nisme ‘Një kafe si flutur’ ka nisur një fushatë për grumbullimin e parave me qëllim të ndihmës për qytetarët e Kosovës në këtë kohë pandemie.

Përmes një videomesazhi në Facebook, këngëtarja e njohur ka thënë se fondet do të ndihmojnë sistemin shëndetësor në përballimin e gjendjes me koronavirus në Kosovë.

”Mos dil për një kafe dhe rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Ora. Kjo nuk është hera e parë kur Rita përfshihet në iniciativa të tilla bamirësie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?