Krimineli më i famshëm në botë tradhton gruan dhe të dashurën

Jeremy Meeks, krimineli që u bë i njohur në të gjithë botën për pamjen e tij është zënë “mat”, duke tradhtuar të dashurën e tij Chloe Green. Romanca e tij pushtoi faqet rozë, pasi shkatërroi martesën disa vjeçare me ish-bashkëshorten Melissa, me të cilën ka edhe fëmijë. Kjo e fundit ka treguar hapur sa rëndë i përjetoi fotografitë e Jeremy me trashëgimtaren e TopShop. Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ai ka tentuar t’i rikthehet, gjë që e quajti tradhti ndaj Chloe. “Ish-bashkëshorti im ka qenë i padrejtë me lidhjen e tij të re. Me mua… Unë zgjedh më mirë të jem vetëm, e lumtur dhe me respekt për veten sesa të luajnë me mua”. Edhe pse modeli i njohur u kontakua për të komentuar rreth këtyre akuzave, nuk reagoi. Në një intervistë ai insistoi se do të lidhej me trashëgimtaren edhe nëse ajo nuk do të ishte e pasur. “E dua Chloe për atë që është dhe nëse nuk do kishte asnjë dollarë nuk do më interesonte se jemi të lumtur”, tha ai. Romanca e të dyve u bë e ditur në qershor kur u fotografuan në jaht në qershor.

 

SHKARKO APP