Kriset miqësia me Kiarën? Efi flet pas debatit: Big-un dua që ta fitojë Luizi
Efi i jep të drejtë Luizit për situatën e krijuar me Kiarën tek lavamani, por duket se krisi pak marrëdhënien me moderatoren.
Kiara është shprehur se personi që e mërziti më shumë në përmbledhjen e reagimeve për çiftin në rrjet është Efi, pasi ajo nuk e priste për shkak të miqësisë që kishin krijuar brenda shtëpisë së Big Brother.
Efi është shprehur se nuk i mban mëri çiftit duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e saj për ta.
“Nuk jam e mërzitur me ta, edhe pse ata mund të jenë mërzitur me mua. Unë dua që të dy të shkojnë deri në finale, por kuptohet besoj se Luizi dua ta fitojë Big Brother”, tha Efi.