Krishtlindje të ndara mes Kim Kardashian dhe Kanye West
Divorci mes Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po konkretizohet. Një provë e mirëfilltë kanë qenë festimet për Krishtlindje, pas javëve thashethemesh mes konfirmimeve dhe përgënjeshtrimeve.
Martesa mes të dyve duket se ka përfunduar, siç shkruan tabloidi britanik “Sun”, duke iu referuar asaj që kishte raportuar në prag të 25 dhjetorit. Reperit nuk i është lejuar të kalojë darkën tradicionale të ndërrimit të viteve në familje me ‘klanin’ Kardashian. Ndërkohë që Kim ka festuar pa unazën bashkëshortore në gisht. Një shenjë drejt divorcit?
Po ashtu, “The Sun” përcjell rrëfimin e një miku të përbashkët të çiftit: Kim Kardashian nuk e ka lejuar të shoqin të vijë në festën tradicionale të familjes që është mbajtur në datën 24 dhjetor. Reperi ka preferuar ta kalojë mbrëmjen në kinema me miqtë, duke shkuar më pas te (ish) gruaja në mbrëmje vonë.