Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën, Mbreti Charles III jep mesazhin e veçantë

Mbreti Charles III ka dhënë mesazhin e tij të parë të Krishtlindjeve, duke i bërë homazhe nënës së tij të ndjerë Mbretëreshës Elizabeth II. Duke i bërë jehonë fjalëve të nënës së tij në mesazhin e saj të fundit për Krishtlindje, ku ajo foli për pikëllimin e saj për humbjen e bashkëshortit të saj Princit Philip, Charles Mbreti tha se Krishtlindjet i dedikohen atyre që kanë humbur të dashurit.

“Ndërsa Krishtlindja është sigurisht një festë e krishterë, fuqia e dritës që kapërcen errësirën festohet përtej kufijve të besimit. Çfarëdo besimi që keni apo nëse nuk keni të tillë, festa është në këtë dite jetëdhënëse dhe me përulësinë e vërtetë që qëndron në shërbimin tonë ndaj të tjerëve që unë besoj se mund të gjejmë shpresë për të ardhmen.

Në këtë kohë ankthi dhe vështirësie të mëdha, qoftë për ata në mbarë botën që përballen me konflikte, zi buke apo fatkeqësi natyrore, ose për ata në shtëpi që gjejnë mënyra për të paguar faturat le ta festojmë së bashku dhe të vlerësojmë gjithmonë çfarë kemi. Me gjithë zemër, ju uroj një Krishtlindje me paqe, lumturi dhe dritë të përjetshme”.

Charles dha mesazhin e tij në kapelën e Shën Gjergjit në Windsor, ku mbretëresha dhe Princi Philip janë varrosur të dy.

SHKARKO APP