Kristin kujton vëllanë dy vjet pas vdekjes së tij të papritur
Kristin Cavallari kujtoi vëllanë e saj Michael dy vjet pas vdekjes së tij të papritur dhe tragjike.
“Kjo javë e kaluar ka qenë e vështirë – është përvjetori i dytë i humbjes së vëllait tim. Ne e humbëm atë krejtësisht papritur. Unë kam disa shenja të pabesueshme prej tij dhe më japin shumë paqe – duke përfshirë edhe një sot. Në të duam dhe na mungon Mikey”, shkroi Kristin në llogarinë e saj në Instagram.
Dy vjet më parë, makina e Michael u gjet e braktisur në Utah. Javë më vonë, autoritetet njoftuan familjen e Kristin se vëllai i saj u gjet i vdekur.