Kritika për versionin e “Për një dashuri” me Butrint Imerin, reagon Ermali
Ishte viti 2005 kur këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare Ermal Fejzullahu paraqiti në “Top Fest 2” këngën “Për një dashuri” e cila u shndërrua menjëherë në hitin e të gjithë të dashuruarve. 15 vjet më vonë, në 19 shkurt 2020 Fejzullahu në bashkëpunim me Butrint Imerin e sollën këtë hit në një version të ri.
Pati shumë nga ata fansa që e pëlqyen dhe u fiksuan pas këtij bashkëpunimi, e pati dhe disa të tjerë që preferonin më shumë të parin. Në një intervistë në skype për herë të parë në “E Diell” në Top Channel, Ermal Fejzullahu lidhur me këtë pyetje tha
“Versioni i parë është gjithmonë i pavdekshëm dhe i pakrahasueshëm, mirëpo ne sollëm një version që të luhet në atmofera më repike, pra më i përshtatshëm për club-e” rrëfeu Fejzullahu. Në fund ai pohoi se i pëlqen të dyja versionet e këngës.