Kroacia nuk shkon në finalen e Eurovision-it, plasin ”trazirat” në internet
Mbrëmjen e djeshme u mbaj nata e parë e Eurovisionit dhe nga 16 shtete, vetëm 10 prej tyre do të shkojnë në finalen e madhe të 22 majit. Njëri prej shteteve që mbeti jashtë ëshhtë edhe Kroacia, por kjo ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Përkundër performancës dinjitoze dhe këngës shumë të pëlqyer të artistes Albina, Kroacia nuk arriti të futet në listën e 10 shteteve.
Shumë fansa të Eurovision-it janë të zemëruar me këtë rezultat, duke shkruar se kënga e Albinës do të mungojë shumë në finale. Në rrjetet sociale ka pasur aq shumë komente dhe reagime, sa që shumica kanë bërë thirrje në drejtim të presidentit kroat, Zoran Milanoviç, që të ndërhyjë dhe të kërkojë që ajo të mirëpritet në mënyrë adekuate pas kthimit të saj në Kroaci.
Milanoviç nuk ka folur ende, kryeministri Andrej Plenkovic e përgëzoi për performancën. “Mbështetje dhe urime të shkëlqyera për Albinën tonë për një performancë të shkëlqyer në Eurovision”, shkroi Andrej por pa komentuar shumë mbi zhgënjimin e kroatëve.
Velika podrška i čestitka našoj Albini na sjajnom nastupu na #Eurovision! https://t.co/2PgULsynhE
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) May 18, 2021