Krusita dhe Kristi bashkë? Ish-banorja e Big Brother VIP flet hapur
Ish-banorja Olta Sheta ka komentuar ngjarjet e fundit në “Big Brother VIP 5”, si edhe dinamikat mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, e pyetur nëse po lindin shkëndija romance mes Kristit dhe Krusitës, ajo u shpreh se Kristi është një djalë pozitiv, por nuk mendon se Krusita do ta shihte atë si diçka më shumë se kaq.
Këtë nuk e di, nuk e kam parë. Por unë e shoh Kristin si lojtar. Nëse ka një njeri që e ka kuptuar si luhet ‘Big Brother’, është ai. Të dy janë këngëtarë, mbase mund të bëjnë edhe ndonjë duet bashkë.
Si çift, jo. Nuk besoj që Krusita do të kishte preferenca si Kristi. Ai është person pozitiv. Më pëlqen mënyra se si luan, e ka kuptuar si funksionon ‘Big Brother’, i acaron të gjithë, ka shumë intuitë dhe është i zgjuar. Sidomos ajo dalja nga ‘burgu’ ishte fantastike, më ka pëlqyer shumë. Ai është motori i shtëpisë, krijon situata,” u shpreh ish-banorja.
KOHA JONË SONDAZH

