Kryeministri në koverin e revistës për LGBT (FOTO)

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është kryeministri i parë kanadez që del në kopertinën e një reviste ndërkombëtare të komunitetit LGBT. Trudeau shfaqet në revistën Attitude, revista më e shitur dhe më e vlerësuar në çmime në Britani.

Kjo nuk është hera e parë që Trudeau tregon publikisht mbështetjen e tij për komunitetin LGBT. Në verën e vitit 2016, Trudeau u bë kryeministri i parë kanadez që marshoi në një paradë të Gay Pride në Toronto.

Ja si e argumentoi ai vetë daljen në kopertinën e revistës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Komuniteti LGBT është bërë emblematika e luftës për të drejtat e njeriut. Fakti që ka kaq shumë njerëz që ndiejnë se duhet të kenë turp, ose të fshehin identitetin e tyre për t’u përshtatur në shoqëri është një mësim për të gjithë q veprojnë e mendojnë kundër tyre”. Ndonëse është bërë përparim në luftën për të drejtat e LGBT, Trudeau thekson se ka ende shumë punë për të bërë në të ardhmen. Shfaqja e Trudeau vjen pasi Partia Liberale i kërkoi falje të përzemërt anëtarëve të komunitetit LGBT të cilët u trajtuan padrejtësisht nga qeveria kanadeze gjatë Luftës së Ftohtë. Falje kërkoi edhe vetë kryeministri në emër të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?