Kryetari i Prishtinës marton Gjikon dhe Elitën (FOTO)
Po cilëson një dasma më madhështore në estradën shqiptare. Po flasim për dasmën e këngëtarit Gjiko me prezantuesen Elita Rudi. Edhe pse çifti e mbajti në fshetësi të plotë, mbrëmë ata finalizuan me martesë dashurinë e tyre. Një prej suprizave, ka qenë ajo e kurorëzimit të djalit nga Peja me vajzën nga Gjakova.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë i pranishëm në dasmën luksoze të çiftit. Ai ka qenë i pranishëm edhe si përfaqësues i komunës, duke qenë se është kujdesur për ceremoninë e kurorëzimit të nuses dhe dhëndrit.
Në disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet momenti kur Ahmeti bën kurorëzimin e çiftit. Edhe vet kreu i Prishtinës e ka publikuar një postim në rrjetet sociale ngamartesa e Gjikos dhe Elitës. “Ky djali i Pejës, kjo çika e Gjakovës. Ama i martuam në Komunën e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në përshkrimin e fotografisë.
Në dasmën e çiftit të njohur kanë qenë të pranishëm shumë emra nga skena artistike shqiptare. Gjiko dhe Elita u fejuan në fund të muajit qershor në një ceremoni private në një nga lokalet e Prishtinës. Reperi kishte zgjedhur pikërisht ditëlindjen e Elitës për t’i propozuar. Në fillim të muajit gusht u bë e ditur se çifti i popullarizuar i skenës do të bëhen prindër.
KOHA JONË SONDAZH

