Kualifikimi historik i Romës, modelja italiane uron në këtë mënyrë verdhekuqtë (FOTO LAJM)

Roma shkroi historinë ditën e martë duke përmbysur rezultatin me Barcelonën, për të kaluar në gjysmëfinalen e Champions League. Një sukses që çoi në delir një qytet të tërë, por jo vetëm. Nëse lojtarët e Romës u “tërbuan”në dhomat e zhveshjes, dhe skuadra u vizitua edhe nga disa legjenda të futbollit italian, në botën e showbizz kanë mënyrat e tyre të ndryshme për të uruar skuadrën e zemrës.

Ekipi i Romës dihet që ka një vend të veçantë në zemrën e Roberta Pedrelli, e cila është një showgirl italiane tepër e suksesshme, dhe mbi të gjitha një tifoze e flaktë e ekipit të Eusebio di Francesco.

Roberta është protagoniste në emisionin “Processo dei Tifosi” si dhe në Radio Italia. Ajo ka zgjedhur mënyrën e saj për të përgëzuar verdhekuqtë për suksesin e tyre. Modelja bukuroshe përmes rrjeteve sociale ka postuar disa foto, tepër provokuese, me fanellën e Romës. Ajo ka pozuar duke treguar edhe numrin 3, aq gola sa Roma i realizoi Barcelonës, për të siguruar kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?