“Kur shoh këtë ha një kastravec”, Olta Gixhari bën komentin perlë për shtatzëninë e Jonidës

Me shtatzëninë vijnë edhe probleme të tilla, siç është shtimi në peshë te nënat. Ka disa vajza që shtojnë fare pak kilogramë, por ka dhe nga ato që marrin një peshë të konsiderueshme.

Duke qenë se janë të dyja në pritje të ëmbël, Olta Gixhari i ka kushtuar një dedikim me humor Jonida Vokshit. Kjo e fundit, ka mbetur po e njejta, me dallim vetëm barkun e rrumbullakosur. Olta ka publikuar foton e Jonidës dhe vështirë të mos qeshësh me komentin e saj, ku thotë se sa herë që ka uri do të hajë një kastravec.

“Kur më merr uria, shoh këtë dhe ha një kastravec”, ka shkruar Gixhari. Jonida është thuajse në përfundim të shtatzënisë, ndërsa aktorja në muajt e parë. Me disa kilogramë më tepër ose jo, rëndësi ka fundi: gjithçka ia vlen kur mban bebushin në krahë.

E sa për këtë pjesë, Olta duket më e lumtur se kurrë, ndërsa nuk dihet ende se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është.

SHKARKO APP